Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh. Pas vizitës në Tiranë, ylli i muzikës ka udhëtuar drejt vendlindjes së babait të saj, Dibrës. Ajo ka publikuar disa foto dhe video në “Instagram” me momente nga vizita e saj në Dibër, ku përveç shëtitjes mes qytetit dhe takimit me dis nga banorët, Bebe ka vizituar edhe varrin e gjyshit të saj.
Bebe tregon se është rikthyer në vendlindjen e babait pas 12 vitesh. Por jo vetëm kaq, pasi Rexha shton se vizita te varri i gjyshit të saj ishte shumë domethënëse, pasi nuk ka mundur të marrë pjesë në funeralin e tij për shkak se ka qenë në turne. Në fotot e video e publikuara në “Instagram”-in e saj, vihet re se ajo ishte e shoqëruar nga Monika Kryemadhi.
[embedded content]
Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait, në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese. Vizita te varri i gjyshit ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co