Pas aktivitetit për hapjen e sezonit turistik në Lurë, Bashkia Dibër ka zhvilluar një tjetër aktivitet këtë të hënë në qytetin e Peshkopisë. Përmes një panairi për prodhimet vendase, koncerti festiv, Bashkia Dibër ka mbledhur operatorët turistik të zonës për t’i dëgjuar ata për nevojat që kanë si dhe për tju siguruar mbështetje për një sezon të mbarë.
Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu gjatë takimit me të gjithë operatorët turistik në ambjentet e zyrës së turizmit të ngritur nga bashkia tha se këtë vit pritet që numri i turistëve të jetë akoma më i madh se i vitit të kaluar. Gjithashtu, Spahiu tha se fokusi i bashkisë për investime ka qenë më shumë në zonat me potencial për turizmin.
Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu si kryetar i taskforcës për turizmin tha se institucionet kanë marrë masat e nevojshme për të përballuar fluksin e turistëve që pritet të vizitojnë gjithë Qarkun Dibër këtë sezon veror.
E pranishme në këtë takim me operatorët turistik si dhe në panair ishte edhe Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla, e cila u shpreh se edhe vëmendja e qeverisë por veçanërisht e ministrisë është ndaj zhvillimit të turizmit.
Nga ana tjetër, operatorët turistik shprehën kërkesat e tyre ndaj institucioneve vendore dhe qëndrore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co