Bashkëshorti i ministres Ibrahimaj goditi me thikë drejtorin e ATK-së te Financat, çfarë konstatoi Instituti i Mjekësisë Ligjore pas ekspertizës

bashkeshorti i ministres ibrahimaj goditi me thike drejtorin e atk se te financat cfare konstatoi instituti i mjekesise ligjore pas ekspertizes
bashkeshorti i ministres ibrahimaj goditi me thike drejtorin e atk se te financat cfare konstatoi instituti i mjekesise ligjore pas ekspertizes

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit te ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili ishte përfshirë në një konflikt me një shtetas. Ky i fundit kishte bërë denoncim për rastin.

Ngjarja ka ndodhur 5 muaj më parë në Tiranë në rrugën “Tefta Tashko Koço” në zonën e Pazarit të ri më 20 nëntor 2023. Andri Ibrahimaj është denoncuar në polici nga shtetasi Eri Koshaj me pretendimin se është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga burri i ministres. I dëmtuari Eri Koshaj në kohën kur ka ndodhur konflikti ka pasur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave.

Sipas burimeve nga prokuroria i dëmtuari në dëshminë e tij ka pretenduar se burri i ministres ka nxjerrë nga brezi një mjet në dukje të mprehtë dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fund shpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se provohet se në trupin e shtetasit Eri Koshaj janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mprehës.

Burime nga policia bëjnë me dije se blutë e kryeqytetit kanë referuar materialet në prokurori në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet procedurale të referuara nga policia, por ka vendosur më pas që ta pushojë çështjen. Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i konfliktit, ndërsa burime nga Prokuroria thonë se i dëmtuari pretendon se ka ndodhur për shkak të detyrës që ai mbante dhe se burri i ministres Ibrahimaj i kërkonte të jepte dorëheqjen.

Koshaj është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete. Ndërsa Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →