“Bashkëpunimi Shqipëri-Britani po njeh zhvillime të reja pozitive”- Ministri i Drejtësisë zbardh takimin me ambasadorin King-Smith: Mbështetje për reformën në drejtësi dhe trajnimin e gjyqtarëve

bashkepunimi shqiperi britani po njeh zhvillime te reja pozitive ministri i drejtesise zbardh takimin me ambasadorin king smith mbeshtetje per reformen ne drejtesi dhe trajnimin e































Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë,  Alastair King-Smith, ku i pranishëm ishte edhe një delegacioni britanik i gjyqësorit.

manja ambasadori

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manja thotë se kanë diskutuar për shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve!

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po njeh zhvillime të reja pozitive!

Takim produktiv me Ambasadorin britanik, Alastair King-Smith dhe delegacionin britanik të gjyqësorit, i kryesuar nga gjyqtari me eksperiencë, LJ Dingermans, ku diskutuam shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve!”, shkruan Ulsi Manja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →