
Amfiteatri i Durrësit është shndërruar në një skenë unike mbrëmjen e së shtunës. Një koncert gala i baritonit Gëzim Myshketa, ku ndërthureshin kryevepra të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.
Një borxh ndaj qytetit të tij të lindjes e ka cilësuar vetë artisti këtë rikthim, shoqëruar me emocione të papërsëritshme.
I shoqëruar nga kori, solistët dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, Myshketa interpretoi një përzgjedhje këngësh shqiptare, duke përfshirë “Të falem i bukuri Durrës”, “Për ty Atdhe” dhe “Pragu i vegjëlisë”, krahas pjesëve të njohura ndërkombëtare si “Parla più piano”, “Funiculì Funiculà” dhe “Caruso”.
Baritoni durrsak është fitues i disa çmimeve prestigjioze. Ai është i njohur për interpretimet e tij në skenat e Italisë, Japonisë, Koresë, SHBA-së, Gjermanisë dhe më gjerë.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Presidenti i Republikës.
Çdo interpretim u prit me duartrokitje nga publiku pjesëmarrës, që si rrallë herë, kishte tejmbushur Amfiteatrin e qytetit bregdetar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co