Bardhi në takim zyrtar në Washington, merr pjesë në “Mëngjesit të Lutjeve”: SHBA mbetet aleat i përjetshëm

bardhi ne takim zyrtar ne washington merr pjese ne mengjesit te lutjeve shba mbetet aleat i perjetshem
bardhi ne takim zyrtar ne washington merr pjese ne mengjesit te lutjeve shba mbetet aleat i perjetshem

Gazment Bardhi ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se ShBA mbetet aleat i përjetshëm në të gjitha aspektet globale.

Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →