Bardella në telashe/ Dyshohet se përdori dokumente false për të përfituar nga fondet e BE

bardella ne telashe dyshohet se perdori dokumente false per te perfituar nga fondet e be
bardella ne telashe dyshohet se perdori dokumente false per te perfituar nga fondet e be

Përdori dokumente të falsifikuara duke pretenduar një vend pune që ai nuk e mbante në të vërtetë, për të përfituar në mënyrë të parregullt fondet evropiane.

Kjo është akuza që iu bë liderit të Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella, i cili dyshohet se falsifikoi dokumentet si asistent parlamentar për të punuar për partinë radikale të djathtë. Ishte gazeta franceze Libération ajo që hodhi akuzat në një hetim që i referohet ngjarjeve të ndodhura në vitin 2015, kur dyshohet se ishte prodhuar dokumentacion i rremë nga partia sovraniste franceze, në atë kohë e quajtur Front National, duke paraqitur Bardellan si asistent parlamentar të ish-deputetit Jean-François Jalkh. Në fakt këtë punë ai nuk e kishte kryer asnjëherë.

Në atë vit Bardella kaloi disa muaj së bashku me Jalkh, duke marrë një pagë prej 1200 euro në muajt shkurt-qershor. Nga hetimet rezultoi se politikani ka punuar për partinë dhe jo për deputetin, duke marrë rrogën me mashtrim. Dyshohet se Bardella ka marrë pjesë në falsifikimin e të dhënave të veprimtarisë dhe komenteve të shtypit, për të demonstruar se në fakt punonte për Jalkh dhe jo për Fn, për të shmangur akuzat për përvetësim.

Këto zbulime dolën në kontekstin e pretendimeve se grupi i ekstremit të djathtë përdori fondet e BE-së midis 2004 dhe 2016 për të paguar zyrtarët e partisë, duke i paraqitur si punonjës të parlamentit, duke shkelur rregullat e BE-së, që rregullojnë punësimin e asistentëve. Në vitin 2018, një vlerësim llogariti humbjet në rreth 6.8 milionë euro.

Një gjyq do të fillojë më 30 shtator në të cilin 27 anëtarë të lartë të partisë, përfshirë ish-udhëheqësin Jean-Marie Le Pen dhe vajzën e tij, Marine Le Pen, tre herë kandidate për presidencën franceze, përballen me një sërë akuzash për përvetësim.

Siç raporton Euractiv, Bardella (i cili përjetoi një rritje të shpejtë në radhët e partisë, duke u bërë president në vitin 2021 në moshën 25-vjeçare, kandidati kryesor në zgjedhjet evropiane dhe parlamentare, madje i propozuar si kandidat i mundshëm për kryeministër) nuk është në mesin e të pandehurve.

Nëse del një vendim fajësie, çdo zyrtar mund të gjobitet deri në 1 milion euro, të rrezikojë 10 vjet burg dhe të humbasë të drejtën për t’u zgjedhur deri në pesë vjet.

“Jordan Bardella mohon zyrtarisht akuzat e rreme të përfshira në artikullin Libération”, tha zyra e shtypit e partisë për Euractiv.

E njëjta zyrë i quajti akuzat një “përpjekje të vrazhdë për destabilizimin”, vetëm disa ditë përpara se të fillonte gjyqi për përvetësim. Gjithashtu Le Pen ka mohuar çdo akuzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →