Barcelona do të zbarkojë në Vlorë në fund të muajt qershor. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ekipin e parë, por për veteranët e klubit spanjoll.
Prej kohësh është punuar për zhvillimin e kësaj ndeshje, duke kthyer nostalgjinë e viteve ’80-të, ku brezi “i artë” i Flamurtarit dhuronte spektakël nga kampionëve spanjoll. Tani është zyrtare që ndeshja e veteranëve të Flamurtarit dhe Barcelonës do të luhet më 29 qershor, ora 19:30 në stadiumin e Vlorës.
Sportdashësit vlonjatë do të kenë mundësi të përjetojnë edhe njëherë emocionet e atyre viteve të lavdishme të Flamurtarit. Mbetet për t’u parë se me cilët ish-lojtarë do të zbarkojë gjiganti spanjoll në Vlorë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co