Në orët e fundit, Barcelona mori dritën jeshile nga LaLiga për të shtuar Joan Garsian në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm, një vendim që erdhi pas humbjes së fundit të Ter Shtegen. Portieri i ri i Blaugranëve foli për “Mundo Deportivo”.A vuajte nga pritja për t’u bashkuar me skuadrën e Barcelonës?
“Nuk vuajta. Kur nënshkrova, e dija çfarë po ndodhte. Isha dhe jam i gatshëm ta përballoja, jam i qetë, sepse kjo është ajo që më jep klubi: qetësi. Ata më thonë se gjithçka do të shkojë mirë dhe jam i sigurt për këtë.”
Duke pasur parasysh këto probleme, a kishit ndonjë dyshim për të nënshkruar për Barcelonën?
“Nga një perspektivë sportive dhe në lidhje me të ardhmen, nuk kam pasur kurrë dyshime. Natyrisht, ardhja nga Espanjol ngre disa dyshime, por nga një perspektivë sportive, asnjë.”

Çfarë mendoni për Barcelonën nga brenda?
“Se është një klub i shkëlqyer, në çdo aspekt. E vërteta është se ndihem shumë rehat dhe jam shumë i lumtur.”
PANORAMASPORT.AL
The post Barcelona merr dritën jeshile për portierin, Joan Garsia: Nuk vuajta, ky është një klub i shkëlqyer dhe më jep qetësi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.