Barcelona kalon me sukses Atletikon, “el clasico” në finale të Kupës së Mbretit

barcelona kalon me sukses atletikon el clasico ne finale te kupes se mbretit
barcelona kalon me sukses atletikon el clasico ne finale te kupes se mbretit

Barcelona është finalistja e dytë e Kupës së Mbretit. Katalanasit kanë kaluar me sukses Atletikon e Madridit mbrëmjën e sotme. Pas barazimit 4-4 në ndeshjen e parë, këtë herë Barçës i ka mjaftuar vetëm një gol për të siguruar kualifikimin.

Sfida ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1 në favor të Barceloës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Ferran Torresi në minutën e 27. Me ketë kualifikim të katalanasve, tifozët e futbollit do të kenë mundësinë të shijojnë një tjetër “el clasico” në këtë sezon. Barcelona do të përballet me Realin e Madridit më 26 prill në finalen e Kupës së Mbretit. Një përballje që i mungonte kësaj finaleje që prej 11 viteve./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →