Barcelona i bashkohet Realit të Madridit në krye të La Ligës, Levandovski i mjafton përballë Rajo Vajekanos

barcelona i bashkohet realit te madridit ne krye te la liges levandovski i mjafton perballe rajo vajekanos
barcelona i bashkohet realit te madridit ne krye te la liges levandovski i mjafton perballe rajo vajekanos

Gara për titullin kampion në La Liga sa vjen e bëhet më emocionuese. Barcelona ka marrë 3 pikët mbrëmjen e sotme, duke iu bashkuar Realit të Madridit në krye të renditjes së kampionatit. Katalanasit kanë mposhtur minimalisht 1-0 Rajo Vajekanon.

Levandovski i ka mjaftuar Barçës për të dalë me 3 pikë nga fusha e lojës. Sulmuesi polak u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28, kur shënoi golin e vetëm të këtij takimi. Barcelona shkon në kuotën e 51 pikëve, po aq sa Reali i Madridit dhe 1 më tepër se sa Atletikoja e Madridit./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →