Xhonatan Tah raportohet se ka rënë dakord për të veshur fanellën e Barcelonës pas këtij sezoni. Mbrojtësit 29-vjeçar i përfundon kontrata me Leverkusenin dhe nuk ka pranuar të rinovojë.
Tah është prej 10 vitesh pjesë e Leverkusenit. Mbrojtësi i përfaqësueses gjermane do të jetë si përforcim për skuadrën e Hansi Flik, që shpesh has probleme në mbrojtje.
Sot katalanasit i kanë zgjatur kontratën Pau Cubarsit. Lojtari i talentuar ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
PANORAMASPORT.AL