Te Barcelona ekziston rreziku i madh i konsumimit të lojtarëve. të paktën këtë tregojnë shifrat që ngrenë alarmin në ekipin e drejtuar nga Hansi Flik.
Pavarësisht se ai ka përdorur shpesh rrotacionin gjatë zhvillimit të kësaj faze të parë të sezonit, përsëri një pjesë e lojtarëve rrezikojnë “djegien”. Gjashtë titullarë të Barçës kanë luajtur tashmë deri më tani të paktën 2 mijë minuta këtë sezon, duke përfshirë ato të luajtura me ekipet e tyre përkatëse kombëtare. E të mendosh që kampionati spanjoll nuk ka arritur ende as në gjysmë të rrugës. Dy të tjerë, Lamin Jamal dhe Kasado, janë këtyre shifrave.
Për të gjitha këto, Barcelona ka zhvilluar 24 ndeshje zyrtare deri më tani dhe, potencialisht, mund të ketë ende 36 në pritje këtë sezon: 20 të tjera në La Liga, pesë në Kupën e Mbretit, nëntë në Ligën e Kampionëve, dy në Superkupën e Spanjës … Rekordin absolut e mban Kunde, që nëse luan të shtunën kundër Atletikos do të arrijë 70 ndeshje në vitin kalendarik 2024. Duke llogaritur vetëm sezonin aktual shifra, e mbrojtësit francez arrin në 2,429 minuta mes Barcelonës dhe “Les blues”. Pas tij vijnë me radhë Rafinja (2.226 minuta), Kubarsi (2.159 minuta), Levandovski (2153 minuta), Pedri (2070 minuta) dhe Injigo Martinez (2046 minuta).
Nisur nga këto të dhëna, të gjithë këta lojtarë mund të projektohen në lartësi të pabesueshme, veçanërisht ajo e lojtarëve (të gjithë përveç Injigos) që do të shkojnë me ekipet kombëtare, sepse ka ende ndeshje në mars 2025 dhe qershor 2025. Flik dërgoi një mesazh të qartë në dhomën e zhveshjes kur filloi sezoni.
Ai kishte intuitën se Madridit do t’i duhej kohë për t’u përshtatur me ndryshimet në përbërje dhe ardhjen e Mbapesë, kështu që ai u kërkoi lojtarëve të tij të kenë një start perfekt. Barça e bëri këtë dhe tregoi një epërsi fizike, veçanërisht në pjesët e dyta të ndeshjeve. Ata gjithashtu ia kaluan edhe Bilbaos pas pushimit, një nga skuadrat më të përgatitura fizikisht në Ligë. Ata gjithashtu shkatërruan Madridin në pjesën e dytë të “El Clasico”. Por konsumi mes lojtarëve, veçanërisht titullarëve ka nisur të ndihet dhe në një farë mënyre rënia në rezultate në takimet e fundit i detyrohet edhe rënies fizike.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL