Barazon Adrianon, kapiteni Lautaro: Kundër Spartës duhej më shumë rezultati sesa loja

barazon adrianon kapiteni lautaro kunder spartes duhej me shume rezultati sesa loja
barazon adrianon kapiteni lautaro kunder spartes duhej me shume rezultati sesa loja

Lautaro Martinez thotë se Interi duhet të përmirësohet në mbylljen e ndeshjeve. Kapiteni është i lumtur për golin, por mbi të gjitha që skuadra mori 3 pikë të rëndësishme për kualifikimin në raundin e 1/8- ave.



“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë në Champions. Për të siguruar kualifikimin mes 8 më të mirave mungon një hap i vogël, por kemi bërë një ecuri të jashtëzakonshme. Ne duhet të bënim ndeshjen tonë. Në pjesën e parë i lamë pak terren kundërshtarit, por u treguam të zotët që të qarkullonim topin në presion. Në pjesën e dytë na vunë më në vështirësi, por morëm në shtëpi 3 pikë të rëndësishme”, tha fillimisht Lautaro.

Ai u zgjodh lojtari më i mirë nga “UEFA” duke qenë vendimtar në këtë ndeshje që afroi zikaltrit me kualifikimin për në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

Ndonjëherë duket sikur Interi nuk është i shkëlqyer…

Nuk e di nëse mund ta konsideroj kështu. Ka ndeshje ku rezultati është më i rëndësishëm sesa ndeshja. Varet nga mënyra se si e krijon qasjen e ndeshjes dhe se si e zhvillon atë. Megjithatë ky është një aspekt ku duhet të përmirësohemi. Kemi lëshuar pikë në rrugëtimin tonë në të gjitha kompeticionet duke mos i mbyllur ndeshjet. Këtë herë mund të ishte një mbrëmje e tillë, por e qarkulluam topin dhe morëm 3 pikët në shtëpi.

Ju barazuat Adrianon në listën e golashënuesve të Interit në Champions. Mund të themi që Lautaro u rikthye?

Mund të themi që ka përfunduar një periudhë pa gola, por unë gjithmonë dua që të vlerësoj ndeshjet e mia në 360 gradë. Unë punoj nga dita në ditë për skuadrën dhe shokët e skuadrës. Kur vjen goli paraqitja është më pozitive. Këtë herë shkoj në shtëpi me 3 pikët dhe me golin. Rekordi më bën të lumtur dhe dua t’ia dedikoj familjes time që ishte duke e parë ndeshjen.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →