Barazimi në aksionin e fundit të Laçit me autogol, Shkëmbi nuk fajëson “fatin e keq”: Gabuam diçka në fund

barazimi ne aksionin e fundit te lacit me autogol shkembi nuk fajeson fatin e keq gabuam dicka ne fund
barazimi ne aksionin e fundit te lacit me autogol shkembi nuk fajeson fatin e keq gabuam dicka ne fund

Tirana është përballur në ditën e sotme kundër Lacit, në ndeshjen e mbyllur në shifrat 1-1. Kjo përballje ka pasur një fund dramatik për bardheblutë. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me anë të Jarmouni në minutën e 40. Kështu takimi po vazhdonte në favorin e ekipit të Shkëmbit, që do të merrte fitoren e dytë të sezonit.

Në aksionin e fundit dhe shansin e fundit, pas një krosimi nga e majta te Laci, Jarmouni do të shënonte edhe një tjetër gol, po në të njëjtën portë, vetëm se këtë herë i llogaritej Lacit. Kështu te kurbinasit shpërtheu festa e madhe për golin e realizuar dhe barazimin e marrë, ndërsa Bledi Shkëmbi nuk po i besonte syve për mënyrën sesi i iku fitorja. Nga krahu tjetër Elbasani ka barazuar ndaj Skënderbeut në shifrat 1-1. Raste të pastra ka pasur nga të dy krahët, por në fund vendosin vetëm dy golat e Ze Gomesh dhe Rashicës në pjesën e parë, me të dyja skuadrat që ndajnë pikët. Një pikë që mund të lërë disi më të kënaqur Skënderbeun që luajti për shumë minuta me 10 lojtarë pasi Prenci u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 43. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “RTSH Sport”:

Bledi Shkëmbi: “Ne nuk donim që sot të dilnim nga mënyra jonë e lojës. Kemi një strukturë që e ndjekim, pavarësisht se lojtarët e Lacit janë agresiv në kuptimin e mirë të fjalës. E dinim si luan Laci, patëm disa momente që i parashikuam, si në momentin kur shënuam gol. E dinim që sot do të vuanim, kjo nuk diskutohen. Por në fund, nuk bëm diçka mjaftueshëm për të fituar, pavarësisht se mund të themi për fatin, por ishte edhe administrimi jo i mirë i minutave të fundit. Dicka nuk u bë mirë”.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →