Xhan Piero Gasperini është i keqardhur që Atalanta e tij nuk mori dot diçka më shumë nga ndeshja e parë kundër Arsenalit në Ligën e Kampioneve, për mënyrën sesi rrodhën gjërat.
Por sigurisht që pika ndaj skuadrës së Mikel Artetës është diçka që në fund të ditës i jep shumë optimizëm për të ardhmen.
“Ne patëm shansin për të kaluar në avantazh 1-0, me penalltinë dhe goditjen pasardhëse. Është për të ardhur keq, sepse Retegui bëri një lojë të shkëlqyer. Ne kishim një mbrojtje fantastike dhe luajtëm me personalitet. Arsenali është një skuadër e shkëlqyer, shumë e vështirë për t’u mposhtur. Ne bëmë atë që duhej të bënim në këtë ndeshje dhe pika është diçka pozitive.”
PANORAMASPORT.AL