
Tirana dhe Partizani barazojnë pa gola në derbin e kryeqytetit, në ndeshjen e kampionatit të luajtur në “Air Albania”.
Në minutën e 23-të, Zharmuni “flirtoi” me golin, por vetëm kaq, pasi portieri Qirko neutralizoi sferën. Në fundin e pjesës së parë, të kuqtë shfaqen në zonën e kundërshtarit, gjithsesi, Cara nuk bën dot asgjë, duke çuar dëm aksionin.
Bardheblutë futen me shumë dëshirë në pjesën e dytë, provoi Haxhiu duke lëshur kështu sinjale të qarta. Ritmi më pas nuk ishte në lartësinë e duhur, pavarësisht 6 minutave shtesë rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Partizani renditet në vendin e 3-të me 9 pikë, ndërsa Tirana në vendin e shtatë me 6 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co