Banorët e tre fshatrave pa rrugë e pa urë, gjatë dimrit të izoluar me qendrën e ish-komunës dhe gjatë verës kalojnë lumin me makinë

banoret e tre fshatrave pa rruge e pa ure gjate dimrit te izoluar me qendren e ish komunes dhe gjate veres kalojne lumin me makine
banoret e tre fshatrave pa rruge e pa ure gjate dimrit te izoluar me qendren e ish komunes dhe gjate veres kalojne lumin me makine

Banorët e tre fshatrave në ish/komunën Lumas në bashkinë e Kuçovës janë prej vitesh të izoluar me qendrën e ish/komunës dhe me qytetin.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se kjo situatë vjen për shkak se ata nuk kanë asnjë rrugë lidhëse makinash, përveçse një ure me dërrasa mbi lum. Gjatë stinën së dimrit, banorët e fshatrave Pashtraj, Bardhaj dhe Velagosht kalojnë mbi këtë urë me dërrasa, e cila është e shkatërruar dhe dërrasat lëvizin të gjitha.

Mbi këtë urë kalojnë çdo ditë edhe fëmijët e arsimit 9-vjeçar, të cilët e kanë shkollën në fshatin Lumas. E vetmja rrugë makine që mund t’i lidhi ata me qytetin, në rastet kur kanë halle dhe urgjenca familjare është kalimi nga fshati Velagosht dhe dalja më pas në qytetin e Kuçovës, por kjo rrugë është jo vetëm e shkatërruar, por edhe zgjat më shumë se dy orë.

Kurse gjatë stinës së verës, banorët e këtyre fshatrave, për shkak të prurjeve të pakta të lumit, kalojnë në lum me mjetet e tyre ose me zetora. Banorët shprehen se kjo gjendje e rënduar vijon prej shumë vitesh, që kur të moshuarit ishin të rinj dhe askush nuk ka vënë dorë për të ndërhyrë me investime në këto zona.

Banorët pohojnë se rruga e fshatrave dhe ura u është premtuar në çdo fushatë elektorale dhe ka ngelur vetëm në kuadër të premtimeve. Sipas banorëve, ata janë ankuar prej vitesh në bashki, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Banorët shprehen se edhe pse e vetmja rrugë lidhëse që kanë është ura me dërrasa mbi lum, kjo urë është një rrezik permanent për ta dhe fëmijët, ndërkohë që- siç pohojnë vetë ata- në rastet e vdekjeve bëhet mjaft i vështirë transportimi i të ndjerit drejt varrezave të fshatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →