Banka Qendrore e Serbisë hap 4 pika për dinarët pranë kufirit

banka qendrore e serbise hap 4 pika per dinaret prane kufirit
banka qendrore e serbise hap 4 pika per dinaret prane kufirit

Aleksandër Vuçiç dorëzohet edhe njëherë tjetër përballë rregullave të vendosura nga institucionet në Kosovë. Banka shtetërore serbe ka hapur 4 degë të improvizuara me kapanone në territorin e Serbisë, pranë kalimeve kufitare me Kosovën në Jarinjë, Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Bërnjak.

Sipas Beogradit zyrtar, serbët e Kosovës mund të shkojnë në këto degë për të tërhequr pensionet dhe pagat e tyre që u jepen nga shteti serb.

“Muajin e kaluar, Prishtina ndaloi monedhën e dinarit në Kosovë dhe Metohi, për shkak të së cilës serbët u detyruan të udhëtonin qindra kilometra deri në degët më të afërta në Serbinë qendrore për shkak të mungesës së dinarëve, të shpenzonin para të konsiderueshme për udhëtim, të braktisnin punën, por edhe të përballen me probleme të tjera të shumta.”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.

Secila prej këtyre 4 degëve është e pajisur me një bankomat, ndërsa pika bankare do të shërbejë edhe për të këmbyer valutat. Gjithashtu janë vënë në dispozicion edhe dy degë të tjera të lëvizshme me rrota që do të operojnë përgjatë vijës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit shton se “kjo zgjidhje teknike është e përkohshme deri sa të gjendet një zgjidhje për pagesat në zonat serbe në Kosovë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →