Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e cilësoi korruptiv vendimin për të financuar 100% nga buxheti i shtetit ndërtimin e portit te ri në Durrës.
Nga foltorja e Kuvendit, ai e ballafaqoi ministren Balluku dhe kryeministrin Rama me 4 verisone të ndryshme financimi, të dhena prej tyre në më pak se 1 vit.
“Në atë kohë kur kaloi ligji për portin aktual të Durrësit, u zotuan para Kuvendit dhe nuk ka akt më të rëndë sesa kur qeveria gënjen Kuvendin.U zotuan këtu se për portin e durresit nuk do jepnin asnje çindarkë nga buxheti i shtetit. Sot do paguajnë 400 milion euro”
Gazment Bardhi akuzoi ministren Balluku dhe shefin e tij në qeveri për krijimin e skemave të korrupsionit me miliona euro, e për këtë, si shembull mori rastin e drejtorit të autoritetit rrugor.
“Këta të dy bëjnë sikur nuk kanë dijeni. Sikur jetojnë në hënë. Këta që kanë një sistem patronazhistësh dhe dinë se çfarë hanë shqiptarët në shtëpinë e tyre dhe nuk dinë se çfarë bëjnë drejtorët e tyre. Vetëm në një procedurë prokurimi, drejtori i autoritetit rrugor kishte vjedhur 1.5 milion euro”.
Gjatë kohës që Bardhi foli në Kuvend, ministrja Balluku u largua nga salla pa dhënë përgjigje, edhe pse gjatë gjithë ditës replikoi me deputetët për çështje të tjera.
“Ja iku zonja. S’ka lenë sot gjatë gjithë ditës gënjeshtër pa u thënë kolegëve. Kur e dinte se për çfarë do të flitej, u largua”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co