Balluku i izoloi, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës nesër sërish në protestë. Thirrja: Rruga hapet me akte konkrete, jo me fjalë!

balluku i izoloi banoret e krujes dhe fushe krujes neser serish ne proteste thirrja rruga hapet me akte konkrete jo me fjale
balluku i izoloi banoret e krujes dhe fushe krujes neser serish ne proteste thirrja rruga hapet me akte konkrete jo me fjale

Kreu i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta, u ka bërë thirrje banorëve të zonave që janë izoluar nga rruga Thumanë-Kashar, t’i bashkohen protestës së radhës që do të mbahet ditën e nesërme datë 30 gusht.

Me anë të një postimi në Facebook, Sheta shprehet se në orën 18:00 të mblidhen sërish tek rreth rrotullimi i Thumanës në kërkim të drejtës të mohuar, e madje krijuar si problematikë nga qeveria dhe koncesionari. Ai gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që mos të mashtrohen nga thashethemet pasi rruga nuk hapet me fjalë, por me akte konkrete.

Postimi i plotë i Sabah Sheta:

Nesër të gjithë në protestë ora 18:00. Mos bini preh thashethemesh, vetëm të bashkuar çlirojmë Krujën nga izolimi

Të dashur vëllezër e motra të Krujës, Fushë -Krujës Niklës, Cudhisë, Bubqit dhe Thumanës që deri më sot i jeni përgjigjur thirrjes për të protestuar nga izolimi që na kë bërë rruga Thumanë-Kashar.

Po e nis këtë postim timin me falënderimin e përzemërt për pjesëmarrjen në protesta dhe iu ftoj sërish nesër të premten 30 gusht ora 18:00 sërish tek tubohemi masivisht tek ish rreth rrotullimi i Thumanës në kërkim të drejtës sonë të mohuar, e madje krijuar si problematikë nga qeveria dhe koncesionari !

Vetëm NE duhet t’i dalim Zot vetes, pasi askush nuk do t’i jap zgjidhje kësaj problematike madhore për ne, siç deri më tani ka rënë në vesh të shkurdhër. Të jemi bashkë, të lëmë pas çdo dallim politik dhe t’i dalim zot Krujës tonë.

Vëllezër dhe motra, nesër duhet të jemi më shumë se asnjëherë tjetër në protestë, të sfidojmë format e presionit të qeverisjes lokale dhe qendrore, por dhe thashethemet e përhapura se rruga do të hapet. Mos u mashtroni! Këto janë vetëm fjalë e shashka që duan të shkatërrojnë protestën e drejtë që kemi nisur ne dhe jemi të vendosur të kërkojmë të vihet në vend një gjë të mohuar, që e kishim dhe na e morën.

Vellëzër dhe motra! Mos bini preh thashethemesh sepse rruga nuk hapet më fjalë. Nevojiten akte konkrete duke nisur nga projekti, vendimi qeveria apo ministria si dhe zbatim të projektit në terren!|

Të protestojmë për veten, t’i dalim zot Krujës!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →