Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, në rubrikën “Opinion” në Neës24 tha se aksioni opozitar do të vijojë.
Balliu tha se mazhoranca po tenton të mbulojë të gjitha bëmat e saj. “Protesta përballë institucioneve që janë kapur në korrupsion kanë rëndësi jetike, pasi në të kundërt të gjitha bëmat e kësaj Qeverie dhe mazhorance do të harroheshin”, tha Balliu.
Ai u shpreh se këta që kanë marrë gjithçka, çdo centimetër, kërkojnë të dalin të pastër.
“Erion Veliaj nuk e ndal vjedhjen. Shikoni se çfarë ndodh brenda të njëjtës ditë Erion Veliaj i jep Eco Tirana 1.5 mln euro paradite dhe 700 mijë euro pasdite”, tha Balliu. Ai u shpreh se SPAK përveç se ka shpëtuar Erion Veliajn nuk ka bërë asgjë.
[embedded content]
“Drejtorët e ‘5D’ i ka çuar Erion Veliaj në burg, ky është pazari që ai ka bërë. Mendoni ju vërtet që Alqi Bllako do të komandonte të gjithë institucionet dhe Bashkinë e Tiranës, lidhur me inceneratorët. Si shpjegohet që Erion Veliaj që ka firmosur për inceneratorët vetëm ai nuk arrestohet, vijon udhëtimet jashtë vendit. Në një vend normal do të ishte në masë arresti, pasi në atë pozicion ai mund të bëjë presione”, tha Balliu.
Në vijim ai u shpreh se SPAK duhet të zbulojë ku kanë shkuar paratë. “Veliaj po vijon një projekt të lidhur me Ndragheta-n, siç është ai i Eco Tirana. Ndragheta kërkon të pastrojë paratë me këtë projekt, Veliaj kërkon të pastrojë paratë e saj me ndërtimet në Tiranë”, tha Balliu.
Ai tha se ka vetëm një formë për të ndalur pagesat e parave për inceneratorin që nuk ekziston: arrestimin e pronarit faktik.
“Ne do të vazhdojmë betejën, protestat, por çdo gjë ka një limit. Në një vend ku pushteti nuk pyet, vjedh çdo gjë, drejtësia nuk vepron, atëherë i del detyra qytetarëve, që të thirrur nga opozita, të largojë këto nga zyrat e administratës”, tha Balliu.
Në vijim ai tha se duhet një organizim i strukturave të partisë, ndërsa solli në vëmendje jo vetëm protestën para Bashkisë, por edhe atë të qytetarëve në Thumanë.
“Pse duhet të shkojë policia në protestën e qytetarëve të Thumanës. Ata banorë po kërkojnë që të mos izolohen, s’janë kundër projektit, kërkojnë të kenë hyrje-dalje në rrugën e re. Tani qeveria në vend që të zgjidhë problemet e këtyre qytetarëve, çfarë bën? Çon policinë dhe i dhunon. Keni protestat në Maliq, në Lushnje, ne po i ndjekim me vëmendje protestat kudo ku janë”, tha Balliu.
Ai tha se Belinda Balluku vjedh përditë me lopatë, bën tendera 10 mld euro, dhe askush nuk e thërret për ta pyetur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co