
Washington – Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit, Todd D. Robinson, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese dhe programet e asistencës amerikane si DEA, INL dhe ICITAP.
“Mirëpresim mbështetjen amerikane edhe në forcimin e kapaciteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave mes Akademisë së Sigurisë dhe shkollave të policisë në SHBA. Lufta kundër krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike janë një prioritet kryesor, ndërsa goditjet e forta kundër grupeve kriminale vijojnë të intensifikohen çdo ditë, falë hetimeve komplekse në bashkëpunim me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm”, theksoi ministri i Brendshëm shqiptar pas takimit, mbajtur në zyrat e DASH.
Palët dakordësuan për të intensifikuar edhe më shumë përpjekjet për përmirësimin e rezultateve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në kuadër të Mekanizmit Kombëtar të Referimit.
“Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë”, u shpreh Balla.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co