Balla me të rinjtë që jetojnë jashtë vendit: Besoj se 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së

balla me te rinjte qe jetojne jashte vendit besoj se 2030 do na gjeje anetare te be se
balla me te rinjte qe jetojne jashte vendit besoj se 2030 do na gjeje anetare te be se

“Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Unë besoj se viti 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së, që është realizimi i një aspirate historike të shqiptarëve”. Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh me tone shumë optimiste për ecurinë e vendit drejt familjes së BE-së, gjatë një bashkëbisedimi me të rinj të që jetojnë e studiojnë jashtë.

“Po të shihni hartën, do vëreni se jemi të rrethuar nga të gjitha krahët me vende të BE-së, duke lënë në këtë zonë pak vende që nuk janë anëtare. BE-ja duhet ta tejkalojë këtë nonsens dhe t’i japë formë Europës, ku ne kemi qenë historikisht”, u shpreh Balla.

Ai i ftoi të rinjtë ta shohin pjesëmarrjen në politikë si një kontribut për atdheun.

“Industria e turizmit është shndërruar në një prej motorëve kryesorë të zhvillimi ekonomik, social etj. Presim që ky vit të shënojë një tjetër rekord historik të vizitorëve të huaj që vijnë në Shqipëri, rreth 14 milion, që do të thotë 5 herë më shumë se sa janë rezidentë në vend”, nënvizoi ministri.

Më tej tregoi se është e pamundur të përballohet fluksi i pushuesve gjatë verës, ndaj janë zhvendosur një numër punonjësish policie në zona bregdetare.

“1600 punonjës policie zhvendosen nga vendet ku shërbejnë, në zonat turistike pranë detit. Ne u bëjmë apel gjithë shtetasve shqiptarë të respektojnë këtë traditë të mirë tonën që e konsiderojnë mikun si zot në shtëpinë e tyre. Në po bëjmë gjithçka që turisti të konsiderohet në njëfarë kuptimi si ‘objekt i rëndësisë së veçantë’, i cili mbrohet edhe nga qytetarët, edhe nga agjencitë ligjzbatuese. Një gjë mund t’jua them më shumë krenari, vajzat që janë këtu, mund të lëvizin 24 orë në çdo cep të Tiranës, në çdo rrethinë dhe nuk u ndodh gjë! Vetëm! Sipas sondazheve, 87% e qytetarëve shprehen se siguria në rrugë e komunitete është shumë e lartë”, tha Balla.

Ministri pohoi nevojë për djem e vajza të specializuar, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit. Ai përsëriti ftesën për qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të regjistrojnë adresën e tyre.

“Pse kjo është e rëndësishme? Sepse duhet të kuptojmë me këtë shtrirje të madhe që kanë qytetarët shqiptarë, e vetmja mënyrë për të organizuar pjesëmarrjen e tyre në votime është me postë, siç e ka edhe Kosova, edhe siç e kanë edhe shumë vende. Atëherë që ne të të sjellim fletën e votimit duhet të na japësh adresën që ne ta sjellim. Kështu që edhe KQZ e ka nënvizuar këtë si një nevojë. Unë mendoj që janë pjekur të gjitha kushtet që kjo të ndodhi, por natyrshëm duhet të jetë e organizuar në atë mënyrë, që të garantojë integritetin e plotë të një procesi zgjedhor dhe besoj që edhe opozita, sepse në fund të fundit këtu duhet edhe dakordësi politike, ta mbështesë dhe të eci përpara”, deklaroi Balla.

Pjesë nga bashkëbisedimi i ministrit me të rinjtë:

Nuk ka më mirë se sa të ndjekësh rrënjët e familjes. Të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët në rajon, kanë një diasporë të përhapur thuajse në gjithë globin. Unë kam takuar bashkë atdhetarë tanët edhe në Cape Town, Afrikë e Jugut apo Japoni. Edhe unë kam pasur një përvojë disavjeçare studimore jashtë Shqipërisë, por kam ikur me synimin që të rikthehem dhe të bëj atë që bëj sot, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Natyrshëm që politika është një profesion i vështirë. Politika është i vetmi instrument në duart e njerëzve për të marrë pjesë në vendimmarrje. Përmirësimi i shërbimeve publike nuk bëhet duke kritikuar, por vetëm përmes pjesëmarrjes.

Të rinjtë duhet ta shohin pjesëmarrjen në politikë si një kontribut për atdheun. Kjo ka qenë qasja ime që në fillim. Politika ka dy momente, në opozitë dhe në qeverisje. T’ju them të drejtën, në opozitë është më e bukur, sepse je në rolin e një watch-dog-u. Një deputet në opozitë është të shohë kur qeveria bën një gabim, apo nuk u përgjigjet pritshmërive të njerëzve, mosmbajtjen e premtimeve etj.

Shqipëria është në një moment të rëndësishëm historik, qoftë sa i përket zhvillimit ekonomik, po shndërrohemi në një destinacion të rëndësishëm turistik. Industria e turizmit është shndërruar në një prej motorëve kryesorë të zhvillimi ekonomik, social etj. Presim që ky vit të shënojë një tjetër rekord historik të vizitorëve të huaj që vijnë në Shqipëri, rreth 14 milion, që do të thotë 5 herë më shumë se sa janë rezidentë në vend.

Të gjithë turistët e huaj, që vijnë për herë të parë, kur i pyesin konstatojnë që Shqipëria është një vend i sigurt. Kemi pasur 10 milion turistë vitin e kaluar e ndoshta jemi vendi i vetëm në Mesdhe që nuk patëm asnjë incident me rrezik jete për turistët. Pa harruar këtu që Shqipëria është e bekuar, me pasuri natyrore të pakonkurrueshme, vend i vogël, por që laget nga dy dete, kemi edhe liqenet më të mëdha të Europës juglindore, Ohri, Prespa dhe ai i Shkodrës, që janë bukuri natyrore dhe atraksion turistik. Pas Norvegjisë, jemi vendi i dytë me më shumë burime ujore, me lumenj që i japin Shqipërisë edhe një certifikatë tjetër, si vendi që prodhojmë 100% energji elektrike ‘green’. Por lumenjtë janë një atraksion tjetër turistik, por ju sugjeroj të bëni një vizitë në lumin e Shalës p.sh., që e konsiderojmë si ‘Tajlanda e Shqipërisë’ me ato pamje mahnitëse dhe ujë të pastër.

Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Unë besoj se viti 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së, që është realizimi i një aspirate historike të shqiptarëve. Po të shihni hartën, do vëreni se jemi të rrethuar nga të gjitha krahët me vende të BE-së, duke lënë në këtë zonë pak vende që nuk janë anëtare. BE-ja duhet ta tejkalojë këtë nonsens dhe t’i japë formë Europës, ku ne kemi qenë historikisht.

Siguria publike

Vlora është një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara dhe është e pamundur që të përballojë fluksin me efektivët që ka, e për këtë arsye ne zhvendosëm një numër punonjësish policie për t’i ardhur në ndihmë. 1600 punonjës policie zhvendosen nga vendet ku shërbejnë, në zonat turistike pranë detit. Ne u bëjmë apel gjithë shtetasve shqiptarë të respektojnë këtë traditë të mirë tonën që e konsiderojnë mikun si zot në shtëpinë e tyre. Në po bëjmë gjithçka që turisti të konsiderohet në njëfarë kuptimi si ‘objekt i rëndësisë së veçantë’, i cili mbrohet edhe nga qytetarët, edhe nga agjencitë ligjzbatuese. Një gjë mund t’jua them më shumë krenari, vajzat që janë këtu, mund të lëvizin 24 orë në çdo cep të Tiranës, në çdo rrethinë dhe nuk u ndodh gjë! Vetëm! Sipas sondazheve, 87% e qytetarëve shprehen se siguria në rrugë e komunitete është shumë e lartë.

Rikthimi i të rinjve

Shqipëria sot është në një moment të rëndësishëm të zhvillimit të vet ekonomik dhe ku forca e punës e kualifikuar është sekreti i një suksesi edhe më të madh dhe e vërteta është që sa më shumë janë ata djem e vajza, të cilët vendosin të rikthehen në Shqipëri për të provuar suksesin e tyre. Unë jam i sigurt që ky do të jetë një sukses ndoshta edhe më i madh sesa në atë vend ku ti je, ku edhe konkurrenca është më e madhe, por mos harroni asnjëherë që dhe të pyesni dhe moshatarët tuaj. Shqipëria ka një jetë më të bukur, qoftë në kuptimin e kushteve klimaterike. Unë shpeshherë ua them për shembull sa herë kur ndodhem në Bruksel për shembull, unë s’do jetoj dot këtu asnjë ditë. Ne jemi vend me 300 ditë diell, ndërkohë që mendoj që Brukseli duhet të ketë nga 30-40 ditë diell gjithsej.

Oferta turistike

Pa dyshim që ne kemi filluar të kemi një sërë paketash. Një prej paketave që do të kemi gati shumë shpejtë është paketa për të mbështetur zhvillimin e agroturizmit, pra nëse ndonjëri p.sh. nga ju vjen nga ndonjë zonë e caktuar e Shqipërisë dhe gjyshi në fshat i ka lënë një kullë atje apo një shtëpi dhe do të kishte dëshirë ta zhvillonte atë ta kthente në një destinacion agroturistik, qeveria shqiptare është gati aty për ta mbështetur, për ta zhvilluar. Ky numër i madh kërkese që na vjen nga turistët e huaj, kërkon rritjen e kapaciteteve tona akomoduese dhe po të shikoni dhe trendi i turistëve botëror po spostohet disi nga ato resortet e mëdha me qindra dhoma, po kërkojnë gjëra të reja dhe agroturizmi, turizmi malor mbetet një le të themi opsion për t’u konsideruar për sa i përket le të themi zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Nevoja për ekspertë

Ne kemi shumë nevojë për djem dhe vajza të specializuar në fushën e IT. Jetojmë në kohën e inteligjencës artificiale ku natyrshëm na duhen shumë djem e vajza të kualifikuar për t’u përfshirë në gjithë këtë zhvillim të madh ekonomik dhe social të vendit.

Vota e diasporës

Dua të jem shumë i qartë që është tërësisht e merituar vota e çdo qytetari pavarësisht ku jeton, e gjithë çështja ka një karakter teknik. Prej kohësh tashmë ne kemi, Ministria e Brendshme përmes portalit e-Albania i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë të regjistrohen, të regjistrojnë adresën e tyre atje ku ata jetojnë.

Regjistrimi i bashkatdhetarëve

Përfitoj nga ky komunikim publik që ta ribëjë edhe njëherë këtë thirrje, mjafton të hysh në portalin e e-Albania, aty ka një seksion të veçantë për regjistrimin e bashkatdhetarëve, që jetojnë jashtë territorit dhe mjafton një kontratë qiraje ku është e vendosur adresa. Mjafton një kontratë furnizimi me ujë të pijshëm apo energjie elektrike të asaj banese ku ti jeton dhe aty mund të regjistrosh veten dhe të gjithë anëtarët e familjes tënde që ti jeton. Pse kjo është e rëndësishme? Sepse duhet të kuptojmë me këtë shtrirje të madhe që kanë qytetarët shqiptarë, e vetmja mënyrë për të organizuar pjesëmarrjen e tyre në votime është me postë, siç e ka edhe Kosova, edhe siç e kanë edhe shumë vende. Atëherë që ne të të sjellim fletën e votimit duhet të na japësh adresën që ne ta sjellim. Kështu që edhe KQZ e ka nënvizuar këtë si një nevojë. Unë mendoj që janë pjekur të gjitha kushtet që kjo të ndodhi, por natyrshëm duhet të jetë e organizuar në atë mënyrë, që të garantojë integritetin e plotë të një procesi zgjedhor dhe besoj që edhe opozita, sepse në fund të fundit këtu duhet edhe dakordësi politike, ta mbështesë dhe të eci përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →