Kontrata mes Bajern Mynih dhe Alfonso Dejvis me siguri po hyn në raundin e fundit të bisedimeve. Sipas raportimeve aktuale të mediave, bavarezët i ka bërë një ofertë përfundimtare mbrojtësit të majtë.
Nën drejtimin e trajnerit të Vinsent Kompani, 24-vjeçari luan një rol kyç në mbrojtje, por edhe detyrë të rëndësishëm në sulm. Në dhomën e zhveshjes së Bajernit, sipas shefit të “BILD”, Tobias Altshafl te podkasti “Bayern Insider”, thuhet se drejtuesit e klubit më të titullar në Gjermani i kanë bërë mbrojtësit të majtë një ofertë të re për kontratë për ta bërë atë të ndryshojë mendje. Gjigandët nga Mynihu tani duan të jenë të qartë sa më shpejtë dhe për këtë arsye i kanë dhënë një ultimatum kanadezit. Sipas Altshafl, kjo është një ofertë përfundimtare e kontratës, të cilën drejtuesit e Bajernit ndoshta e kanë nënvizuar me premisën “Prano ofertën ose mund të kërkosh një klub të ri”.
Sipas raportimeve të vazhdueshme të mediave, kanadezi ka një letër pune në tryezë gati për t’u nënshkruar deri në vitin 2029 me një pagë prej 13 milionë euro në vit, e cila tani mesa duket është përmirësuar për herë të fundit. Megjithatë, sipas raportit, vetë Dejvis ende nuk i është përgjigjur ofertës dhe ende është në pritje. Trajneri Kompani në veçanti thuhet se është shumë i bindur nga Alfonso dhe ka sinjalizuar se do të dëshironte të mbante në skuadër mbrojtësin e majtë. Me paraqitjen aktuale të 24- vjeçarit, një largim falas do të rezultonte një humbje e hidhur. Një gjë është e qartë, skuadra dëshiron të planifikojë për sezonet e ardhshme dhe të kërkojë alternativa herët. Real Madrid, Barcelona dhe Mançester Junajtid janë klubet më të interesuar për shërbimet e mbrojtësit bavarezë.
E ARDHMJA E SANES – Sulmuesi Leroi Sane shpesh e gjen veten në stolin zëvendësues në Mynih dhe po lufton për rolin e tij në ekip. Kjo situatë po rrit gjithnjë e më shumë interesin e dy klubeve të Premier Ligës. Arsenali dhe Mançester Junajtid thuhet se po ndjekin nga afër zhvillimet rreth Sane. “BILD” raporton se 28-vjeçari është ende në bisedime për kontratën, për një zgjatje me Bajernin, ama deri më tani pa ndonjë shifër konkrete. Skuadra rekordmene është ende pika e parë e kontaktit me Leroin, por do të jetë thelbësore që anësori të mos pranojë “një humbje shumë të madhe në pagë”.
Rroga e tij aktuale thuhet të jetë rreth 15 milionë euro në vit dhe ndoshta mund të shkojë deri në 20 milionë euro përmes pagesave të bonusit. Trajneri Vinsent Kompani lavdëroi publikisht Sanen pas fitores 1-0 kundër Benfikës në Ligën e Kampionëve dhe theksoi se zëvendësimi i anësorit “përmbysi lojën” në favor të Bajernit. Sulmuesi anësor ka qenë gjithashtu në formë të fortë kohët e fundit në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje, Sane mund të largohet nga Mynihu falas gjatë verës. Shefat duan ta parandalojmë këtë skenar në Sabener Strase. Megjithatë, Maks Eberl dhe pjesa tjetër duket se po përgatiten për këtë skenar të rastit më të keq. Me Omar Marmush, gjigandët bavarez tashmë ka konsideruar një pasardhës të mundshëm.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL