Bajerni mendon për të ardhmen, mbrojtësi pranë rinovimit

bajerni mendon per te ardhmen mbrojtesi prane rinovimit
bajerni mendon per te ardhmen mbrojtesi prane rinovimit

Pas konfirmimit të marrëveshjeve të reja për Manuel Nojer, Alfonso Dejvis dhe Xhamal Musiala, duket se Bajern Mynih po i afrohet një vazhdimi tjetër të kontratës.



Sipas “Sport Bild”, Daiot Upamekano është “afër” zgjatjes së kontratës së tij përtej vitit 2026, me bisedimet mes palëve të avancuara.

Drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd, konfirmoi për “Sport Bild” se të dyja palët janë të prirura të zgjasin bashkëpunimin e tyre. “Upa (Upamekano) e di që ne patjetër duam të vazhdojmë kontratën e tij. Kemi pasur diskutime shumë të mira me të.

Ne duam të zgjasim bashkëpunimin me të së shpejti. Ne jemi shumë, shumë të lumtur me zhvillimin e Upas. Dhe ai është gjithashtu shumë i lumtur me Bajernin”, tha Frojnd. Upamekano iu bashkua klubit më të titullar në Gjermani nga Lajpcig në vitin 2021, periudhë kur në “timonin” e Bajernit erdhi Julian Nagelsman.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →