Babai i Lamin Jamal, Mounir Nasraui, ka qenë viktimë e një sulmi me thikë në natën e të mërkurës në lagjen Mataro të Barcelonës.
Ai po shëtiste qenin e tij kur ka filluar një përplasje verbale me disa persona, në situatën që më pas ka përshkallëzuar deri në goditjen me thikë nga një prej tyre. AI është shoqëruar në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën pas plagëve që ka marrë nga ky sulm.
Vetë Munir Nasraui ka dashur të qetësojë të gjithë sot me një postim në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se situata ishte normalizuar.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Tani jam më mirë, Një përqafim të madh të gjithëve”, shkruante ai në rrjetet sociale ku ka fituar mijëra ndjekës që kur djali i tij u bë një yll i Barcelonës dhe Spanjës.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co