Zëvendësdrejtori i Krimeve, Gentian Berberi ka detaje rreth ngjarjes së rëndë në Kurbin, ku një person humbi jetën dhe u plagos pronari i tij.
Ngjarja ndodhi në Gurëz, në një firmë inertesh. Ai tha për mediet se autorët qëlluan me automatik, ndërsa shënjestër ishte pronari, Ardian Gjeloshi. Zyrtari i policisë tha se po hetohen disa pista, siç mund të jenë konfliktet e pronari i këtij biznesi mund të ketë.
“Sot është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi…si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën një 70-vjeçar. Kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale, jemi në veprimet e para. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë hetimet, mosmarrëveshjet që ka pasur objektivit, pronari i firmës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, tha zv.drejtori i krimeve, Gentian Berberi.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co