“Autorët do marrin dënimin më të ashpër!”- Vrasja e 8-vjeçares në Turqi, Erdogan zotohet të vendosë drejtësi: Do jem personalisht në çdo gjyq

autoret do marrin denimin me te ashper vrasja e 8 vjecares ne turqi erdogan zotohet te vendose drejtesi do jem personalisht ne cdo gjyq





































Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do të vendos drejtësi për vrasjen e 8-vjeçares Narin Guran, trupi i së cilës u gjet i pajetë 19 ditë pasi u zhduk.

Narin-Güran (1)

Zhdukja dhe vdekja e Narines kanë tronditur Turqinë, duke shkaktuar dhe reafim e mesazhe ngushëllimi nga zyrtarë të lartë.

“Dua t’ju njoftoj se do të marr pjesë personalisht në proceset gjyqësore, në mënyrë që ata që morën fëmijën tonë, të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë”, ka shkruar Erdogan në X.

8-vjeçarja Narin, u pa për herë të fundit pasditen e 21 gushtit pranë shtëpisë së saj në qytetin juglindor të Diyarbakir. Një operacion kërkimi në shkallë të gjerë u nis nga autoritetet lokale dhe familja e saj, por përpjekjet për ta gjetur atë fillimisht rezultuan të pasuksesshme.

Pas 19 ditësh, trupi i saj u gjet në një përrua brenda njw çante, me rrobat që kishte veshur kur u pa për herë të fundit para se të zhdukej, e mbuluar me gurë dhe degë, rreth një kilometër nga fshati i saj.

Gazeta “Sabah” raporton se një person i arrestuar në kuadër të hetimeve, ka rrëfyer se kryeplaku i fshatit dhe daja i vajzës i kanë dorëzuar trupin e vogëlushes në një thes dhe ai e ka çuar në përrua.

Xhaxhai i vajzës ishte personi i parë që u arrestua si i dyshuar për zhdukjen e Narinit dhe sipas mediave turke, ai kishte mosmarrëveshje me babanë dhe vëllanë e vajzës dhe i kishte kërcënuar në të kaluarën.

Pas zbulimit të trupit të 8-vjeçares Narine, policia ka vijuar arrestimin e 24 personave, mes të cilëve nëna, babai, dy vëllezërit e motrat, katër dajat dhe bashkëshortja e xhaxhait të arrestuar fillimisht.

Në Dijarbakir ka përfunduar autopsia dhe nekropsia e viktimës, e cila ka zgjatur mbi 11 orë, ku është konstatuar se ka thyerje në gju, në gjymtyrën e poshtme të majtë të vajzës, e cila është dërguar në Stamboll për hetime të mëtejshme me analiza më të specializuara.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →