
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në natën mes të shtunës 6 dhe të dielës 7 korrik në Villabate, në provincën e Palermos.
Një vajzë tre vjeçare ka humbur jetën, teksa ndodhej në automjetin që u aksidentua, bashkë me familjen e saj. Automjeti tip Volkswagen Polo, që drejtohej nga babai i 3-vjeçares që humbi jetën, u përplas me një mur në Via Natta.
Nga hetimet e para rezultoi babai i vajzës nuk kishte leje drejtimi.
Babai i vogëlushes mesa duket ka humbur kontrollin e mjetit kur ka dalë nga një kthesë. Ai, gruaja e tij dhe djali tjetër, mbetën të padëmtuar. Për vajzën e vogël, megjithatë, nxitimi për në spital me 118 ishte i kotë.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. Nga hetuesit po shqyrtohen edhe pamjet e marra nga kamerat e vëzhgimit dhe drejtuesi i mjetit i është nënshtruar një testi alkooli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co