
Një automjet u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Korçë rreth orës 05:30, ku për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S.
Policia bëri të ditur se automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit.
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18 Korçë, dyshohet se për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S.
Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co