Audituesi i KLSH në seancë dëgjimore te Komisioni Hetimor në Shëndetësi, PS braktis mbledhjen pas debateve Vokshi-Ndreca

audituesi i klsh ne seance degjimore te komisioni hetimor ne shendetesi ps braktis mbledhjen pas debateve vokshi ndreca

































Mazhoranca ka braktisur komisionin hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, pas debateve të nënkryetarit Palrent Ndreca me kryetaren Albana Vokshi.

ndreca

Kanë qenë pyetjet e drejtuara nga Ndreca ndaj audituesit të KLSH, Bexhet Zeqiri, që Voksi i ka cilësuar intimiduese.

Por, deputeti socialist i ka kërkuar Vokshit të mos ndërhyjë në pyetjet për dëshmitarin.

Debati:

Ndreca: E para, ne i respektojmë institucionet kushtetuese dhe madje jemi këtu për të hetuar veprimtarinë e një institucioni kushtetues.

Vokshi: Për cilin institucion

Ndreca: Qeveria e republikës së Shqipërisë

Vokshi: Objekti i këtij organi të Kuvendit është hetimi i një veprimtarie të një institucioni kushtetues dhe po pyesni një institucion kushtetues, një auditees, dhe këtu nuk ka asgjë për të kërcyer kap pupthi siç po bëni ju. Unë do kisha mbaruar për 30 minuta nëse nuk do të kisha patur ndërhyrje

Ndreca: Në ligjin për komisionit hetimore, ke të drejtë për të pasur një avokat. Nëse t’i vlerëson se ke nevojë për ndihmë juridike, unë e ndërpres deri kur të më thuash të vijoj.

Vokshi: Kjo është një pyetje intimiduese

Ndreca: Jo jo nuk është aspak intimiduese. Mendoj se po thellon paligjshmërinë

Vokshi: Lëri komentet intimiduese

Zeqiri: Nuk më duhet avokati sepse nuk jam dëshmitarë.

Ndreca: Që të jesh i qartë, duhet të lexosh ligjin dhe jo kryetaren. Duhet t’i përgjigjesh pyetjeve të çdo anëtar. Nuk iu përgjigje pyetjes që ka dokument të brendshëm të KLSH që bën klasifikimin e dëmit ekonomik. Doni t’i përgjigjeni apo refuzoni

Zeqiri: Materiali për të cilin më keni thirrur,  raportit të audititmit, i mbetem dhe fjalës dhe deklarimit. Pastaj të tjerat nuk kanë lidhje me këtë refuzoj t’i përgjigjem

Ndreca: Pyetjet që unë bëj kanë lidhje të drejtpërdrejt me raportin me përgjegjësitë tuaja institucionale dhe kushtetuese.

Vokshi: A ka mundësi pyetjet, lërini komentet

Ndreca: Mos më ndërhy!

Vokshi: Nuk mund ta monopolizosh ti

Ndreca: Bëj pyetjet por mos komento

Ndreca-Zeqirit: A mund të kemi një përgjigje nga ju si auditues, çfarë është për ju dëmi ekonomik si koncept? Dhe nëse e mban mend, po të bëj dhe pyetjen e dytë, është koncept ekonomik apo juridik?

Vokshi: nuk ka lidhje me thelbin

Zeqiri: Mund të bëj një trajnim me ju për këtë temë. Me ju dhe këdo

Ndreca: Se ku e keni gjetur këtë kurajo, ku e keni marrë këtë guxim…

Vokshi: Ju lutem mos intimido

Ndreca: Nëse nuk e mbroni integritetin e këtij komisioni e bej unë. Si mund t’i thuash një anëtari të një komisioni ju trajnoj unë. Zotëria ofendoi një anëtar të komisionit

Vokshi: Jo nuk intimidoi.

Ndreca: Po bën zhurmuesin, po flas me dëshmitarin.

Vokshi: Je në konflikt interesi me dëshmitarin

Ndreca:Nuk e di ç’punë ke në këtë histori. Nuk je prokurori, nuk e përcakton ti e as audituesi këtu çfarë kuptoj unë. S’më bëni dot trajnim mua për ligjin dhe për auditimin. O zonjë nëse do të merresh me mua, nxirre dëshmitarin jashtë dhe merru. Nuk më vlerëson ti, e vlerësojnë qytetarët që më kanë votuar. Zoti na rujt ta vlerësosh ti

Vokshi: S’do ishe aty, sepse në partinë tonë nuk mund të hyjnë njerëz që kanë abuzuar.

Ndreca: Po të lexosh raportet… Pse bën zhurmuesin tani kot. Po e shantazhon dhe kërcënon dëshmitarin vetëm për t’u hakmarrë për raportin e KLSH kur keni abuzuar në ministrinë e Arsimit.

Ndreca: Ki e ke mendjen te ballkoni. Unë do bëj punën time

Vokshi: a do përfundosh se nuk e monopolizon dot komisionin. Pse u shqetësove?

Ndreca: Jo nuk shqetësohem fare.

Vokshi: Pse je nervozuar, çfarë ke

Ndreca: Ty të shqetëson sa minuta të ndjek ballkon, jo komisioni

Ndreca: Nuk më vlerëon dot mua as ti as ai zotëria që i ka marrë përgjigjet.

Vokshi: Pse u skuqe, pse u shqetësove

Ndreca: Fare, ti duhet të shqetësohesh, sepse është cënuar integriteti i këtij komisioni. Ti nuk ke asnjë të drejtë të ndërhysh në raportin tim me dëshmitarin.

Vokshi: Një denoncim t’u bë sot dhe ja sa u shqetësove. Qetësohu pra!

Ndreca: Nëse e keni ndarë mendjen se s’do na lejoni të bëjmë punën tonë…

Vokshi: Të ftoj të qetësohesh se do kesh shumë denoncime të tjera pas kësaj. Qetësohu merren vetën dhe pastaj!

Ndreca: Ta merr mendja se më intimidon mua. Sa kam parë unë si puna jot

Vokshi: S’ke parë asgjë akoma. E ke humbur toruan fare

(Mazhoranca largohet nga salla)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →