
Atletika vendosi dy rekorde të reja Olimpike në Paris, përkatësisht në garën e 1500 m për meshkuj dhe në 3000 m me pengesa për ferma. Amerikani Hocker dhuroi spektakël në 1500 m duke siguruar medalje ari, por koha e tij 3’27’65 i dhuroi atij edhe rekordin e ri olimpik. Në vendin e dytë u rëndit britaniku Kerr, ku diferencën e bëri vetëm disa të qindtat e sekondës.
[embedded content]
Një garë fantastike u zhvillua edhe në disiplinën e 3000 m me pengesa për femra, ku Yavi e Bahrejnit fitoi medalje ari. Me kohën 8’52’76 Yavi vendos një rekord të ri olimpik.
Në garën e 200 m për femra, medalja e arit shkoi për amerikanen Gabrielle Thomas e cila e përshkoi këtë distancë me kohën 21’83.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co