Atentati me 3 viktima në Memaliaj, zbardhen detajet e reja/ Ja kush ishte objektivi, lidhja me “Tikun” dhe…

atentati me 3 viktima ne memaliaj zbardhen detajet e reja ja kush ishte objektivi lidhja me tikun dhe
atentati me 3 viktima ne memaliaj zbardhen detajet e reja ja kush ishte objektivi lidhja me tikun dhe

Objektiv i atentatit ku mbetën të vrarë 3 persona në një lokal në Memaliaj ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i njohur si “Tiku Kalemi”.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detaje lidhur me ekzekutimin e 3 personave, Shyqyri Kalemit, Marsel Çelës dhe Bledar Mukës, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi, vëllai i Shyqyriut, dhe xhaxhai i Tiku Kalemit.

Për Balkanweb, gazetari Çelmeta raporton se dy viktimat Marsel Çela dhe Bledar Muka janë përkatësisht kamarieri dhe klienti, në lokalin ku u qëllua me breshëri armësh.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka gjetur duke u djegur në zonën e Mallakastrës një automjet tip BMW.

Sipas gazetarit Çelmeta, viktima Shyqyri Kalemi ishte ulur në një tavolinë me vëllain e tij, Artur Kalemi, kur është qëlluar me breshëri. Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë.

Gazetari Çelmeta, referuar burimeve policore, nisur edhe nga një rindërtim i ngjarjes, bën të ditur se pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi ishte Muka, ndërsa viktima tjetër ishte brenda lokalit, ku edhe e kanë kapur plumbat e qëlluar me breshëri.

[embedded content]

Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, një nga autorët ka zbritur nga makina tip BMW ngjyrë e zezë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Atentati me 3 viktima dhe 1 të plagosur dyshohet se është pasojë e një zinxhiri përplasjesh mes pjesëtarëve të fisit Kalemi me një tjetër ngjarje, që nis me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt. Kjo ngjarje u pasua me vrasjen e Edmond Papës, që dyshohej si i përfshirë në atentatin me tritol ndaj Sadikajt.

Në përplasjet me armë, një tjetër objektiv nga fisi Kalemi ka qenë edhe Zamir Kalemi, i cili është vëllai i Andrea Kalemit, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2022.

Kujtojmë se ndaj Andrea Kalemit ka pasur disa tentativa për ta eleminuar fizikisht. Fillimisht në Greqi në një zonë turistike dhe më pas edhe në burg, ku ndodhej i arrestuar në shtetin fqinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →