
Atalanta është larguar e pamposhtur nga “Olimpiko”. Bergamaskët kanë marrë një barazim me shifrat 1-1 kundër Lacios. Bardhekaltrit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 27 me anë të Dele-Bashirusë, por një gol i vetëm nuk mjaftoi për të marrë tre pikët.
Atalanta nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte në fund ndeshjen. Breshianini u gjend në vendin e duhur në minutën e 88, kur e shtyu topin në portën e zbrazët të Lacios. Me këtë pikë të fituar mbrëmjen e sotme, Gjimshiti me shokë ngjiten sërish në krye të renditjes së Serisë A. Një vit 2024 i jashtëzakonshëm për ekipin e Gasperinit./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news