
Skuadra e Rubin Kazan është nisur drejt Nizhny Novgorodit të Rusisë, ku do të zhvillojë sot duelin ndaj Pari NN, të vlefshëm për javën e parë të kampionatit rus.
Në një video të publikuar nga vetë klubi rus, shihet se në udhëtim është përfshirë edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku. Daku ka udhëtuar me skuadrën dhe është i gatshëm për ndeshjen e ditës së sotme. Kujtojmë që Rubin Kazan kishte paralajmëruar një dënim për Dakun, shkaku i gjesteve “patriotike” në Euro 2024. Por ai incident tashmë duket se i përket të shkuarës dhe gjerat tashmë janë sheshuar.
Отправляемся в Нижний Новгород на первый матч сезона 👋🏻✈️ pic.twitter.com/lbYowOUW1V
— «Рубин» Казань (@fcrk) July 21, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co