
Federata italiane ka bërë me dije datat e fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Empoli dhe Bolonja do të luajnë më 1 prill në orën 21:00, ndërsa derbi i Milanos më datën 2 prill në të njëjtën orë.
Ndryshe nga fazat e mëparshme këtë herë ndeshjet janë me vajtje-ardhje dhe do të luhen më 22 dhe 23 prill.
Ndërkohë që, nëse sfidat do të përfundojnë në barazim, do të kemi shtesë dhe pastaj penallti, ndryshe nga faza e çerekfinaleve ku shkohej direkt me penallti.
Kristjan Asllani do ta humbasë ndeshjen e parë kundër Milanit, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Simone Inzagi.
PANORAMASPORT.AL