Kristjan Asllani rikthehet në stërvitje me grupin. Pas 2 ditësh ku u stërvit i veçuar dhe humbi miqësoren me skuadrën e Pizës, ditën e djeshme ka qenë pjesë e të gjithë skuadrës duke marrë ngarkesë të plotë.
Kjo do të thotë se është i gatshëm për ndeshjet e tjera miqësore. Nga mungesa e tij, Inzagi u detyrua që të bënte eksperiment me Barelën.
Për Asllanin ka pasur lajme se mund të largohet gjatë kësaj merkatoje dhe interesimet për të kanë qenë të shumta, por në fakt duket se drejtuesit e Interit kanë vendosur që t’i besojnë dhe ta mbajnë në ekip si zëvendësuesin ideal të mesfushorit Hakan Çalhanoglu. Sezonin e kaluar tregoi se dinte ta bënte mirë këtë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co