Ka përfunduar java e katërt e Ligës së Kampionëve. Interi ka siguruar tre pikë mjaft të rëndësishme kundër një rivali mjaft të fortë në fushë, siç është Arsenali. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 dhe u vendos nga Hakan Çallhanogluja, Mesfushori turk shndërroi një gol një 11 metërsh në minutën e 3-të të shtesës së pjesës së parë. Fitoren e festoi në fushën e lojës edhe Kristjan Asllani. Lojtari i Kombëtares shqiptare u rekuperua nga dëmtimi prej të cilit vuajti së fundmi dhe hyri në fushë në minutën e 70.
Ndërkohë, një tjetër shqiptar përjetoi një mbrëmje feste. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, i cili e ndihmoi skuadrën e tij të mbante rrjetën e paprekur për të 4-tën ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve. Atalanta ka mposhtur 0-2 Shtutgartin në transfertë dhe Gjimshiti ishte titullar për 90 minuta./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news