
Pep Guardiola ka dhënë një intervistë të fundit me Neil Warnock, atje ku ka folur edhe për të kalurën e tij. Për trajnerin e Manchester City duket se ka një fillim të ri, teksa pas dështimit në këtë sezon, është koha për një revolucion.
Dhe në këtë moment të keq, Pep Guardiola hedh kokën mbrapa për të parë arritjet e tij dhe për t’u krenuar me to, është e vetmja mënyrë sesi mund të riniset sërish për të shkuar larg dhe i mbushur me optimizëm.
“Askush nuk do të fitojë 100 pikë dhe 4 tituj rresht në Permier League. Nuk ka për të ndodhur kurrë në jetën time, më vjen keq, por jam shumë krenar me veten time. Ka pasur vetëm një gjë që unë e quaj veten me fat në karrierën time, fakti që kam pasur Lionel Mesin në ekipin tim”, tha Pep Guardiola. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news