“Arsyeja kryesore që erdha këtu është ambicia e madhe për ekipin”! Myrto Uzuni flet për herë të parë si lojtari i Austin: Do të thyej rekorde

arsyeja kryesore qe erdha ketu eshte ambicia e madhe per ekipin myrto uzuni flet per here te pare si lojtari i austin do te thyej rekorde
arsyeja kryesore qe erdha ketu eshte ambicia e madhe per ekipin myrto uzuni flet per here te pare si lojtari i austin do te thyej rekorde

Myrto Uzuni është zyrtarizuar në ekipin e ri. Sulmuesi shqiptar ka bërë përfundimisht hapin e tij duke lënë Granadan dhe duke iu bashkuar Austin në MLS. Kjo skuadër ndodhet në elitë, ndërsa më parë është renditur mes ekipeve që ndodheshin në vendet e fundit. Ky transferim është bërë për 12.3 milionë euro dhe kjo ishte shitja më e shtrenjtë në histori për Austin. Futbollisti 29-vjeçar ka nënshkruar për 3 vite, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër në MLS.

“Një nga arsyet kryesore se përse erdha këtu ishte ambicia e madhe që kanë Anthonu Precourt dhe Rodolfo Borrel për ekipin. Gjithashtu unë kam të njëjtat ambicie, kam mentalitet fituesi. Mund t’i them tifozëve që do të bëj gjithçka me fuqinë time për të shënuar dhe për të arritur objektivat e klubit. Kam ardhur këtu për të thyer rekorde”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →