Distria Krasniqi është kampione e Evropës. Xhudistja kosovare shkëlqeu në Kampionatin Evropian të Xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, duke ia dalë të mundë në finale nënkampionen olimpike, Odette Giufrida.
Fillimisht ajo mposhti xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina, ndërsa më pas nuk e diskutoi aspak suksesin me Ana Viktorija Puljiz. Pavarësisht nivelit të vështirësisë në gjysmëfinale, Distria triumfoi edhe ndaj spanjolles Ariane Toro Soler. Statistikisht, për Krasniqin kjo është medalja e gjashtë evropiane si seniore, e dyta e artë pas asaj të vitit 2021.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co