Arrihet dakordësi për amnistinë penale/ Nga interpelanca me Kumbaron, te ligji për Investimet Strategjike, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

arrihet dakordesi per amnistine penale nga interpelanca me kumbaron te ligji per investimet strategjike cfare pritet te ndodhe sot ne kuvend
arrihet dakordesi per amnistine penale nga interpelanca me kumbaron te ligji per investimet strategjike cfare pritet te ndodhe sot ne kuvend

Rikthehet sërish në Kuvend ligji për investimet strategjike. Në seancën e sotme plenare janë parashikuar që në rend dite për votim të jenë 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit. Shkak u bë mungesa e kuorumit për votimin e ligjeve.

Mes këtyre ligjeve është dhe ai për zgjatjen me 1 vit të afatit për ligjet për investimet strategjike, një çështje kjo që ka ndodhur debat. Nga ana tjetër deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro sa i takon ligjit për zonat e mbrojtura.

Sakaq, duket se opozita ka rënë në dakordësi me maxhorancën për amnistinë penale. Bardhi deklaroi votën pro, ndërsa paraqiti edhe 3 propozimet e Rithemelimit. Ai kërkoi që mes të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia të jene dhe protestuesit dhe të përjashtohen zyrtarët e dënuar nga GJKKO.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →