
Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.
Dokumentohen me prova ligjore 6 vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 21-vjeçar.
Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shtetasi R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co