Është arrestuar mbrëmjen e të mërkurës në Kosovë, biznesmeni 49-vjeçar shkodran Ardit Kraja, i njohur si një prej “bosëve” të lojërave të fatit në Shqipëri, ndërsa më herët ka qenë pronar i kompanisë “Superbast”.
Ai është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë.
Më konkretisht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48 orë deri në momentin kur të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Artikulli nga media Insajedi:
Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojërave të fatit në tokën shqiptare, biznesmeni Ardit Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj- një ish-oficer policie që u lidh me biznesin e bixhozit dhe ka kohë që është deklaruar i zhdukur. Raportimet e medias shqiptare janë që ai u vra pikërisht për shkak të këtij biznesi.
Pas tij, hov mori rivali i tij në këtë biznes, Ardit Kraja. Vetëm në të dhënat publike del se ai ka në pronësi, ose si ortak, hise në së paku shtatë firma në Republikën e Shqipërisë.
Mbrëmjen e së mërkurës ai ra në pranga të Policisë së Kosovës, i kërkuar nga së paku dy gjykata në Kosovë, ajo e Prizrenit dhe ajo e Mitrovicës.
Por, siç kishte raportuar Gazeta Insajderi, ai nuk është emër i panjohur për autoritetet kosovare, madje edhe për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Kur PSRK-ja ngriti aktakuzë kundër Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt, i kishte përshkruar si të angazhuar të Ardit Krajës.
“…të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e shtetasit të Shqipërisë, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitete e njëjta”, thuhet në aktakuzën, përmbajtjen e së cilës e pati botuar Gazeta Insajderi.
Për çfarë u arrestua në Kosovë biznesmeni Ardit Kraja?
Gazeta Insajderi nga burime të afërta me hetimin që po kryhet kundër Ardi Krajës ka mësuar se i njëjti ka një rast të ngritur në SUharekë, ku dyshohet se kreu veprimtari ilegale “organizim i jashtëligjshëm i bixhozit”, që bie në përgjegjësi të Gjykatës së Prizrenit, dhe një rast në Mitrovicë q bie nën përgjegjësinë respektive të Gjykatës Themelore në këtë qytet. Për të dyja rastet ka pasur urdhër kundër Krajës nga të dyja gjykatat.
Këto burime i kanë thënë Insajderit se Ardit Kraja, tek shtetasit e Kosovës, por jo vetë, e jepte programin online, duke përfshirë linkun dhe kodet e operimit, dhe madje edhe investonte në bizneset e tyre. I njëjti, punëtorët e këtij krimin në Kosovë do ti merrte në përgjegjësi në rast humbjeve- pra nëse një lojtar fitonte, humbjen e merrte përsipër Kraja, derisa në rast se lojtarët humbisni, 60 përqind të fitimit e merrte Kraja.
Sipas këtyre burimeve, ky ka qenë njëri prej ofruesve të këtij shërbimi për bixhoz në Kosovë, i cili tash e disa vite është kompelt i paligjshëm në vend, derisa nuk ka qenë i vetmi- ka edhe ofrues të tjerë të programit, linkut e kodeve për lojtarët e bixhozit në Kosovë që e bëjnë këtë veprimtari online.
Pasuria, firmat dhe operimi i Ardit Krajës në Shqipëri, rivalit të Ervis Martinajt
Ardit Kraja, në kohën kur lojërat e fatit ishin ende të ligjshme, konsiderohej se ishte biznesmeni më i suksesshëm i basteve në Republikën e Shqipërisë me kompaninë e tij “Fair play bast”.
Por me fryrjen në para të Krajës, lakmia e kundërshtarëve të tjerë të lojërave të fatit u rrit, për kontroll dhe pushtet në zonat e tyre, e kryesisht atë të Shkodrës nga ku e ka origjinën dhe biznesmeni.
Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojërave të fatit, siç raportojnë mediat shqiptare. biznesmeni Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj, dhe pretendohet se u detyrua të fshihej për rreth një muaj nga frika për një kanosje të mundshme, që i solli humbjen e pothuajse të gjitha pikave të basteve në qytetin verior, Shkodrën.
36-vjeçar kur u zhduk, dhe u raportua madje edhe i vrarë, Ervis Martinaj ishte njëri nga emrat e njohur të botës së krimit në Tiranë, dhe jo vetëm. Emri i tij është lakuar shpesh pas vitit 2013. Ai u denoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit në Tiranë. Pas denoncimit, ai u shpall në kërkim.
Kanosja është bërë pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”, ku Ervis Martinajt iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati, të cilat sapo i kishte blerë dhe disa automjete luksoze. Në atë kohë, mediat shkruanin se Martinaj i kishte blerë makineritë nga konkurrenti i tij, Ervis Doçi.
Doçi përflitej si njeri i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dyshohet se ishte vënë në dijeni para nisjes së operacionit “Fundi i Marrëzisë”, duke i shitur makineritë e lojërave të fatit tek Ervis Martinaj.
Derisa Ervis Martinaj po ndiqej nga organet e rendit, rivali i tij tjetër, Ardit Kraja, tash në pranga të Policisë kosovare, sipas asaj që raportohej si fshehja dhe “dorëzimi” i Shkodrën, me mbylljen e pazareve, u kthye serish në tregun e lojërave të fatit dhe basteve sportive, por qeveria me një projektligj i mbylli ato në janar të vitit 2019.
Prej asaj kohe të gjithë ata që posedonin pika bastesh, ca prej tyre në lidhje me grupe kriminale, hapën llogari online në të zezë për të vazhduar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm, raportojnë mediat shqiptare.
Ata, sipas raportimeve, kishin gjetur metoda për të vjedhur përdoruesit e këtyre lojërave dhe duke shumëfishuar fitimet kësaj here, pasi nuk paguajnë asnjë taksë dhe nuk deklarojnë asnjë të ardhur për burimet financiare.
Por, ky biznesmen nuk është vetëm në lojërat e fatit. Nga regjistri publik i bizneseve në Shqipëri del që shtatë firma.
Ai ka pronësi, ose është ortak në “Fair play Bast” “S.A.R ndertim sh.p.k”, “A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP”, “Tirana Capital Invest”, “”TRADE-INVEST”, “Future Enterprises and Investments”, dhe “Abi 2023 Shpk”.
Kur në vitin 2020 u raportua sekuestrimin e 400 mijë dollarëve nga SPAK që rezultonin në emër të Aleksandër Gavoçit, u përmend edhe emri i Ardit Krajës.
Dosja.al raportonte se Gavoçi në një prej kompanive të tij, “S.A.R Ndërtim”, “e cila aktualisht është me status të pezulluar”, ka qenë ortak me Ardit Krajën, një biznesmen nga Shkodra dhe që të dy kanë nga 50% të aksioneve në kompaninë në fjalë.
“Emri i Ardit Krajës figuron në 10 kompani, mes tyre edhe “S.A.R Ndërtim”, ku dyshohet se pastroheshin paratë bashkë me Gavoçin”, thuhej në këtë raportim.
Kompanitë aktive atë kohë ishin pesë, “TRADE-INVEST”, që operon në fushën e import-export, shitja me shumicë dhe pakicë e të gjitha llojeve të pjesëve të këmbimit, gomave të automjeteve dhe të mjeteve bujqësore, baterive, etj; A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP SH.P.K, e cila operon në fushën e tregtimit të të gjitha llojeve të mallrave, materialeve, automjeteve me goma dhe zinxhirë të tipeve të ndryshme, makinerive, pajisjeve dhe impianteve të ndryshme të karakterit publik, industrial, bujqësor, tregtar, kulturor, sportiv, të shërbimeve, pjesë kembimi, goma te ndryshme, bated automjetesh etj; AKEEL, e cila operon në fushën e ndërtimit të llojeve të ndryshme, përfshirë rrugë, kanalizime, etj dhe montim makinerish, etj; Tirana Capital Invest që ofron realizim të punimeve te ndertimit te çdo lloji, ndertime civile dhe ekonomike, ndertime rrugesh, kanalesh, ura, ujesjellsa, rikonstruksion godinash dhe Future Enterprises and Investments që merr përsipër dhe harton projekte e ndryshme, ndërtimore të fushave të ndryshme dhe të realizimit në përgjithësi.
Mes kompanive të cilat ishin pezulluar, përveçse është ajo ku dyshohet se pastrohen paratë, ndodhet edhe një kompani e lojërave të fatit, “Fair play Bast”, një nga më të mëdhatë, në kohën që në Shqipëri lejohej veprimtaria e lojërave të fatit.
Ardit Kraja ishte edhe mes të arrestuarve në operacionin aksionin kundër lojërave të fatit, në muajin shkurt të vitit 2020, raportojnë mediat në Shqipëri.
Dosja | Si u pasuruan “punëtorët” e Ardit Krajës në Kosovë?
Policia e Kosovës kishte marrë një informacion se një grup njerëzish për javë të tëra po takoheshin bashkë në një zyrë në Prishtinë. Siç merr vesh Insajderi, krejt në fillim hetuesit nuk e kishin krejt të qartë se për çka po takohej grupi, por një hetim paraprak nisi.
Mëngjesin e 24 marsit të vitit 2021 ata morën lejen, dhënë vetëm gojarisht, nga një gjykatës i procedurës paraprake që të hynin në këtë pronë.
Hetimi pastaj do të zbulonte që qëllimi i takimeve të tyre ishte koordinimi i bixhozit ilegal që kishte filluar të lulëzonte fill pasi që në Republikën e Kosovës u bë çdo formë bixhozi e ndaluar.
Atë ditë, pranga do t’iu viheshin Skerdi Feros, Sokol Stafajt, Alban Petit, Lulzim Paqaradës, Fidan Hoxhës, Gasper Kaçinarit, Jozef Gjinit, Fisnik Sadrijat, Flakron Kurteshit e Rrezarta Miftarajt.
Ndaj këtyre personave tash rëndon edhe një aktakuzë, një kopje të së cilës e posedon gazeta Insajderi.
Dosja e Prokurorisë zbulon se grup për një periudhë relativisht të shkurtër më pak se tremujore, nga janari e deri te gjysma e marsit 2021 kishin qarkulluar aq shumë para me bixhoz ilegal sa shifrat janë milionëshe.
“…vetëm për janar, shkurt dhe 15 ditë të muajit mars të vitit 2021, humbja e shkaktuar shoqërisë kosovare nga kjo vepër penale kapin shumen prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”, kështu e përshkruan Prokurorja e rastit, Merita Bina-Rogova këtë grup, shkruante Insajderi.
Grupi, sipas Prokurorisë kishte role e detyra të ndara goxha kjartë në hierarki. Dikush në regjione brenda Republikës së Kosovës, e dikush koordinim me Republikën e Shqipërisë.
I pandehuri Sokol Stafa, sipas Prokurorisë ka punuar si koordinator i lojërave të fatit Kosove – Shqiperi. Gaspër Kaçinari si drejtor në këtë grup. Rrzarta Miftaraj si arkëtare. I pandehuri Skerdi Fero si menaxher kryesor, ndërsa të pandehurit Alban Peti, Lulzim Paqarada, Fidan Hoxha, Fisnik Sadija, Jozef Gjini, Flakron Kurteshi, Dardan Arifi, Boban Stevanoviq e Taulant Palushi kishin rolet e menaxherëve regjional brenda organizatës që po merrje me bixhoz ilegal, shkruan Gazeta Insajderi.
Edhe pse pas hetimeve Prokuroria nuk e ndjek më pistën e hetimit “krim i organizuar”, në aktakuzë konstaton se të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e shtetasit të Shqipërisë, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi “thjeshtë kanë vazhduar me aktivitete e njëjta”, konstaton Prokuroria.
“Me rastin e kontrollit në lokalet e bastores, në Prishtinë, rruga “Venet Bajrami” me dt. 24.03.2021 janë sekuestruar shume pajisje elektronike, telefonat, kompjuterët, si dhe incizimet e kamerave të sigurisë në atë banesë e cila është përdorur si zyrë për këtë grup kriminal”, thuhet në aktakuzë.
Prokuroria thotë se i lidh të akuzuarit me vet incizimet e tyre në banesën që po e përdoronin si zyrë të bastores ilegale.
Në rastin konkret, të pandehurit e kanë kryer formën kualifikuese të veprës penale për të cilën akuzohem, pra bixhozin ilegal, thuhet në aktakuzë dhe bëhet edhe një herë me dije se sipas llogaritjeve të këtij inistitucioni “në më pak se 3 muaj, shoqërisë kosovare i është shkaktuar demi shumë më i madh se 25.000 €, me saktësisht shuma prej 5,668,584.08 €, ndërsa fitimi i organizatoreve ka qenë 947,724.65 €”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co