Arrestohet koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se ai është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij në Shijak. Në momentin e arrestimit, i është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë e cila ishte pa leje.
Kujtojmë se Astrit Balliu (alis Avdyli, Sulejmani) u arrestua për dosjen 339 për sasinë prej 200 kg heroinë që u sekuestrua në Has në tetor të 2018 dhe që tashmë ndodhet në burg në pritje të gjykimit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Astrit Balliu është pjesë e grupit Avdyli.
Balliu nga Shijaku është denuar me 12 vite nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Në vitin 1996 vritet me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astritit.
Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronar i fabrikës së tullave në Vlorë. Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.
Astrit Balliu (Avdyli), djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.
Ndërkohë së fundmi, Avdyli ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co