Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar arrestimin për shpërdorim detyre të Jorgo Goros.
Sula shprehet se nga 2013, Rilindja ka më tepër zyrtarë të lartë në burg sesa në liri. Sula thekson se gjithmonë arrestohen zyrtarë ‘të vegjël’ apo lokalë, ndërsa shtron pyetjen nëse porositësit e këtij korrupsioni do të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Postimi i deputetit demokrat Dashnor Sula:
Po porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore!
SPAK arrestoi dje, një tjetër të zgjedhur nga radhët e socialistëve. E nëse i llogarisim që prej 2013 e deri më tani, duket se numri i zyrtareve socialist në burg është me i lartë se atyre që janë jashtë.
- Kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim detyre në lidhje edhe me dhënien e statusit investitor strategjik bashkëshortit të një ish-ministre që ishte në detyrë në atë kohë. Në akuzuar janë edhe zyrtarë të tjerë lokal që kanë patur rolin e tyre ne falsifikimin e dokumenteve.
- Ky nuk eshte thjesht nje rast i izoluar por eshte një nga dhjetrat e qindra rastet që tregon se si korrupsioni është e përfshirë në cdo qelizë të administratës. Po ashtu tregon filozofinë e pushtetarëve: bëjmë çtë duam se nuk na “hyne gjemb në këmbë”.
- Por në rastin e djeshëm të SPAK mungon një hallkë për të lidhur zinxhirin. Të gjihë ato akte korruptive që Goro me shok kanë bërë, për kë i kanë bërë? A kanë zyrtarët e thjeshtë por edhe të zgjedhurit lokalë kurajon që ti kthejnë fjalën Ministrave të besuar të KM? Këtu është edhe hallka që mungon. A do të shkojë SPAK te porositësit e korrupsionit? Unë i përgëzoj për punën që kanë bërë deri këtu dhe i inkurajojë të shkojnë te thelbi i gjësë.
- (Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co