Arrestimi i Beqajt, Hoxha: Linja amerikane në SPAK e GJKKO tregoi aktin e forcës

arrestimi i beqajt hoxha linja amerikane ne spak e gjkko tregoi aktin e forces
arrestimi i beqajt hoxha linja amerikane ne spak e gjkko tregoi aktin e forces

Analisti Artan Hoxha duke komentuar arrestimin e Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë, ngriti pyetjen sepse u vendos kjo masë sigurie ndaj tij. “Pse u arrestua Ilir Beqaj, kishte informacione se mund të arratisej apo se mund të prishte provat e hetimit? Ne do të shikojmë momentin e dytë se si do të vendosë Gjykata në masën e vlerësimit të masës së sigurisë. Sepse Ilir Beqaj i është përgjigjur në mënyrë të vazhdueshme kërkesave të SPAK, shkonte atje, paraqitej, merrte dhe lexonte dosjen, pra kishte një sjellje shembullore”, tha Hoxha në emisionin “Open” në News24.

Ai tha se do të shikojmë në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë nëse ka prova apo ka një akt force.

“Në rastin e parë të hetimit të Beqajt kishim prokurorë që mbanin frenat dhe ish-ministrin nuk e kishte fare në hetim, ndërsa është gjyqtari që shtyu procesin. Ndërsa tani, kemi një prokuror që shkon në Gjykatë dhe kërkon arrestimin e tij”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se kemi prokurorë dhe gjykatës të rrymës amerikane dhe prokurorë e gjykatës qeveritarë. “Po shikoj që këta prokurorët dhe gjyqtarët e rrymës amerikane po shkojnë në masën e arrestit dhe është një mesazh për atë rrymën tjetër qeveritare”, tha Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →