Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për arrestimet për akuzën e korrupsionit të drejtorëve në Bashkinë e Tiranës.
Balliu shprehet se lavatriçja e krimit nuk mund ta drejtojë Bashkinë Tiranë. “Simboli i pakontestueshëm, i hipokrizisë dhe të gënjeshtrës është sot për Shqiptarët, Erion Veliaj”, shkruan Balliu.
Shkrimi i plotë:
Simboli i pakontestueshem, i hipokrizise dhe te genjeshtres eshte sot per Shqiptaret, Erion Veliaj.
Ky kopertinier me mungese fjalori, me mungese karizme.
Propaganda e te cilit eshte aq e paskrupullt ne hipokrizine e vet, sa e shfaq ate duke mbjell pemẽ ne te njejten dite qe operon temthin.
Inegzistenca e empatise te ky njeri u be e qarte, tek gezonte e qeshte me buzen vesh me vesh kur gazi lotsjelles, hidhej ne dhoma e foshnjes ne oren 6 te mengjesit ne unaze.
Sot kjo krijese e arenes se korruptuar politike eshte kapur ne flagrance, duke shtuar pasurine e tij me abuzimin e radhes, ne vjedhjen e 5 Drejtoreve te tij.
Ne nuk mund te pranojme qe ky individ te jete perfaqesuesi i kryeqytetit tone.
Nje lavatrice e krimit nuk duhet jete ne krye te bashkise te kryeqytetit. Te bashkohemi per ta zbyer kete krijese te korrupsionit nga Bashkia e Tiranes.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co