
Dita e Shën Valentinit u zgjodh nga policia peruane për të kapur dhe arrestuar përfundimisht dy gra për trafik droge.
Siç shihet në video, karremi ka qenë një punonjës policie i cili ishte maskuar si ari dhe i cili është shfaqur në hyrje të shtëpisë duke mbajtur lule dhe çokollata.
Kur e dyshuara femër doli nga ndërtesa, polici ‘ari’ dhe kolegët e tjerë e arrestuan atë.
Pas përfundimit të operacionit që çoi në dy arrestime, policia njoftoi se në shtëpi u gjetën 1500 “doza” kokainë.
[embedded content]
Arrestimet e maskuara janë të zakonshme në Peru pasi tre vjet më parë një oficer policie u vesh si Santa Claus dhe bëri arrestime.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co